Futboll Sport

Benzema shpreson të ribashkohet me Zidane te Franca

Sulmuesi i Real Madrid Karim Benzema shpreson të ketë edhe një mundësi për të luajtur për Zinedine Zidane.

Zidane befasoi të gjithë gjatë paradites së enjte kur shpalli largimin nga Real Madrid pas dy viteve e gjysmë dhe tre titujsh në Champions League.

Benzema është një nga lojtarët e preferuar të Zidane, sulmuesi shënoi golin e parë në finalen e Champions League. Zidane përflitet si trajneri i ardhshëm i Francës kur Deschamps të largohet, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për Benzema, i cili ka që prej 2015 që nuk shkon në përfaqësuese.

“Të falënderoj nga zemra për gjithçka që ke bërë për mua.

“Fat të mbarë për aventurat e reja, mbase do të shihemi së shpejti, do Zoti.”

Deschamps ka rinovuar kontratën me Francën deri në 2020 por mund të rrezikojë postin nëse Les Bleus nuk paraqiten mirë në Kupën e Botës.

Related posts

PRISHJE PLANESH PËR RONALDON/ Pjesëtari i familjes dërgohet me urgjencë në spital. Ja arsyeja…

Delo.autor

AL HILAL ËSHTË I SIGURT PËR TRANSFERIMIN E NEYMAR/ Klubi arab skedulon vizitat mjekësore

F.autor

Klopp detyron lojtarët të shikojnë finalen e Europa League: “Mësoni shumë nga ndeshje të tilla”

Sadik.Autor

Leave a Comment