Futboll La Liga Sport

NË RAST ZJARRI, VEPRO SI NEYMAR/ Zjarrfikësit në Irlandë “tallen” me brazilianin (VIDEO)

Në rast zjarri…imito një lojtar!

Kjo është fushata e marketingut e zjarrfikësve në Dublin, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme. Në mbrëmjen e Hallowen, për shkak të qirinjve të shumtë, kjo kompani zjarrfikëse ndërmori një fushatë sensibilizuese për t’iu treguar qytetarëve sesi duhet të vepronin në rast të një zjarri, dhe ia kanë arritur qëllimit. Lojtari që i ka frymëzuar? Momo Salah? Jo, aspak. Sergio Ramos me shpirtin e tij luftarak përballë çdo kundërshtari? Në këtë rast, lufta me zjarrin do ishte e humbur për çdo person.

Ne rast zjarri, duhet të bëjmë si…Neymar. Ndalo, rrëzohu dhe rrotullohu. Sipas irlandezëve, kjo është mënyra e duhur për të vepruar nëse ambienti ku po qëndrojmë përfshihet nga flakët. Zjarrfikësit e Dublinit ishin shumë të qartë në mënyrën e të shpjeguarit, saqë e treguar edhe nëpërmjet GIF.

Neymar nuk duhet të jetë shumë i kënaqur nga kjo reklamë…

Related posts

Ja kush janë shtatë lojtarët që kanë veshur fanellën e Bayernit dhe Realit

Sadik.Autor

KOMBËTARJA NË KAOS/ Ja SHARJET e PANUCCIT me gazetarët. INJORANT, I PAEDUAKTË…

Isa.Autor

PAMJET/ Allegri në dyshim? “La Gazzetta” zbardh të ardhmen e trajnerit

F.autor

Leave a Comment