Futboll Sport

I JEP FUND “AGJËRIMIT” TË GJATË/ Ish-sulmuesi i Milanit shënon në Serinë A pas 5 vitesh

Sulmuesi i Torinos, Pietro Pelegri i’u rikthye golit pas një “agjërimi” që zgjati shumë gjatë në Serinë A italiane. Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar pas 5 vitesh në Serinë A, duke i realizuar mbrëmë Lacios së Thomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt në ndeshjen e cila përfundoi në barazimin 1-1 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Pelegri u shit nga Xhenoa te Monako në sezonin 2017/2018 kur ishte vetëm 17 vjeç në shifrën rekord mbi 30 milionë euro. Me Monakon, ai nuk shpërtheu asnjëherë për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi.

Më pas ai kaloi gjysmën e këtij sezoni te Milani si i huazuar, por pa fat duke mos gjetur rrugën e rrjetës dhe këtë e bëri mbrëmë me fanellën e Torinos ndaj Lacios, ku rikthehet të shënojë pas plot 5 vitesh.

VIDEO

Related posts

Sarri te Chelsea, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Hysaj

Sadik.Autor

TEPËR EMOCIONUESE/ Lacazette dhe Ozil i plotësojnë dëshirën tifozit të verbër (VIDEO))

Delo.autor

E FUNDIT/ Tre herë kampioni i Championsit firmos me skuadrën e re…

Delo.autor

Leave a Comment