Futboll Kombëtarja Sport

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Xhaka: Bëmë gjithçka keq, përgjegjësia është e jona

Situatën e vështirë në shtëpinë “kuqezi” e pranoi edhe një nga liderët e skuadrës kombëtare, Taulant Xhaka, i cili shfajësoi trajnerin Panucci dhe bëri apel që gjithsecili të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe të bëjë gjithçka për të ndryshuar.

Mbrëmja më e errët për kuqezinjtë?

Absolutisht. Bëmë gjithçka keq dhe morëm një humbje të tmerrshme. Nuk kam fjalë për këtë që ndodhi sonte.

Sa përgjegjës ndiheni për këtë situatë?

Edhe unë nuk kam luajtur ndeshjen time më të mirë, por të gjithë duhet të dimë se në fushë nuk luan trajneri, Gjithsecili prej nesh duhet ta analizojë thellë këtë humbje dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

E keni riparë golin e parë që pësuam?

Po, mora një pasim nga Kaçe dhe u mundova ta rikthej sërish te ai, por ma rrëmbeu kundërshtari dhe pësuam gol. Është një gabim që ndodh në futboll dhe unë nuk jam i pagabueshëm.

Si dilet nga kjo situatë?

Ne liderët e skuadrës duhet të ulemi nesër, të shikojmë me vëmendje ndeshjen, të analizojmë gabimet tona dhe të kërkojmë rrugëdalje nga kjo situatë e rëndë, duke filluar që nga ndeshja me Uellsin.

Related posts

(VIDEO) Celina ia siguron fitoren Ipswichit me një gol të jashtëzakonshëm

Q.Autor

Nuk ka minuta për Baren, Atletiko mjaftohet me një penallti ndaj Deportivos

Sadik.Autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Reja i beson treshes së sulmit Çekiçi-Cikalleshi-Uzuni në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment