Futboll Sport

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Berisha: Episodet i kemi pasur kundër, duhet të analizojmë situatën

Etrit Berisha u rikthye titullar në sfidën ndaj Skocisë, por e nxori plot 4 herë topin nga rrjeta e portës së tij, në një mbrëmje për t’u harruar. Gardiani i Kombëtares Shqiptare pranoi momentin e vështirë, por theksoi se shkak për këtë janë edhe episodet, që muajt e fundit kanë qenë gjithmonë kundër kuqezinjve.

Luani prej vitesh të Shqipëria, por nuk keni përjetuar mbrëmje të tillë…
Ishte një humbje që të bën keq, por duhet që ta analizojmë gjithçka si ekip dhe me qetësi, për të gjetur përgjegjësitë dhe për t’u munduar të ecim përpara. Kam bindjen se do të dimë të dalim nga kjo situatë, nëse analizojmë me vëmendje këtë natë.

Çfarë ndryshon nga Shqipëria e De Biasit?
Edhe me Panuccin ne kemi bërë ndeshje shumë të mira, por nuk është se na ka ecur shumë sa i përket rezultateve. Është pikërisht mungesa e rezultateve, që ul optimizmin dhe vetëbesimin te skuadra, dhe sjell më pas këto pasoja të rënda.

Mendoni se ka kualitet kjo skuadër?
Unë jam i bindur që kemi kualitet, por e thashë edhe më herët se janë rezultatet ato që kanë ndikuar ecurinë tonë. Kur humb ndeshje si ajo ndaj Izraelit, ku jep maksimumin dhe paraqitesh mirë, ndikon shumë në moralin e lojtarëve.

Related posts

Shkencëtarët japin verdiktin pas studimeve: Ja kush e fiton Botërorin në Rusi

Sadik.Autor

“MILAN NA E MORI FRYMËN NË “SAN SIRO”/ Gimenez: Theo ka fuqi shtazore, kurse Ibrahimovic…

Delo.autor

Man United “trondit” Juven, përmbys në 4 minuta. Man City luan “tenis” me Shkahtar

Isa.Autor

Leave a Comment