Futboll Shqipëri Sport

U NDAL NGA TIRANA/ Shehi me këmbë në tokë: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, nuk ka se si të jetë i kënaqur pas barazimit me ekipin e Tiranës me rezultatin 1-1. Kampionët kishin mundësi të merrnin vendin e parë pas ndalesës së Partizanit në Vlorë, por nuk ia dolën mbanë, pasi 24 herë kampionët e vendit u bënë pengesë. Ai e pranon se rezultati i ndeshjes i përgjigjet nivelit të lojës në fushën e lojës.

Barazimi – “Në këndvështrimin tonë, kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë, por mund ta fitonim ndeshjen. Një rezultat që deri diku i përgjigjet fushës”.

Goli – “Na vjen keq që morëm gol dhe ishte një gabim në vendosje taktike. Do të ishte mirë ta mbyllnim pjesën e parë në avantazh, por duhet të pranojmë verdiktin e fushës”.

Skemat e Memës – “Goli nuk ishte pjesë e skemës. E kishim përgatitur skemën, pasi kundërshtari luajti kështu dhe me Kukësin. Ishim përgatitur me atë skemë. Na vunë në vështirësi në fillim, por me kalimin e minutave e morëm veten”.

Hap fals? – “Realisht na vjen mirë që kundërshtari u ndal dhe donim të bënim mirë. Hapi fals nuk qëndron, do të donim të kishte tifozë në stadium. Ky është një rezultat që i përgjigjet fushës së lojës”.

Largimi Aliti – Dita? – “Për lojtar si Aliti që luan me Kosovën, ka dhe oferta. Nuk jam në dijeni për ofertë konkrete. Këto situata i vendos klubi. Ne kemi me objektiva të qarta. Nëse do të ketë lëvizje do të ketë dhe ndërhyrje. Për një trajner lojtarët e rëndësishëm duhet të jenë pjesë e skuadrës, por e thashë është strategji e klubit. Jetojmë në kohën që ofertat nuk qëndrojmë. Nësa na ikin Aliti dhe Dita duhet t’i zëvendësojmë”.

Zëvendësimet – “Ndërruam Gripshin me Hoxhën për të marrë thellësi. Ai e justifikoi deri diku. Lulaj u stërvit shumë mirë dhe shkoi mirë. Oto dihet çfarë veçorish ka, ai do të marrë topin dhe të futet në thellësi”.

Gjyqtari – “Unë jam i kënaqur që doli skema, se po vdisja për një skemë, pastaj të tjerat nuk më interesojnë”.

Related posts

“BIR KU*VE, NUK E KAM VËNË RE FARE”/ Ish-futbollisti i Valencias tregon si i vodhi këpucët Benzemasë

Delo.autor

IGLI TARE KRYEN TRANSFERTËN PARË/ Nënshkruan me Lazion Manuel Lazzar, ja përfitimet

Delo.autor

DEKLARATA E ISH-PRESIDENTIT TË MILANIT/ Berlusconi: Nuk po më pëlqen futbolli modern, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment