Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ Spiunët në “San Siro”: “MESSI rregullisht në fushë me BARÇËN”

Rifinitura, ose seanca e fundit përgatitore në prag të përballjes Inter-Barcelona, është një moment shumë delikat, që gati gati paralajmëron atë që do të dëshmohet në fushë gjatë 90 minutave. Herën e fundit kur të dyja skuadrat u përballën në Meazza, Messi u izolua nga kolonat e tripletës dhe zikaltërit fituan me përmbysje. Pikërisht Messi paraqet edhe dyshimin më të madh në mendjen dhe skuadrën e trajnerit blaugrana, Ernesto Valverde. Duke konsideruar dëmtimin në krah, argjentinasi nuk është në 100% të formës së tij.

Gjithsesi, “spiunët” e katalanasve që kanë ndjekur seancën e fundit stërvitore të Barcelonës në “San Siro”, njoftojnë se Messi është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës në fushë. Nga ana tjetër, trajneri Valverde, në konferenën për mediat para seancës së fundit përgatitore, pranoi se vendimtare në përcaktimin e Messit si titullar ose jo do të ishte pikërisht ndjesia e argjentinasit në seancën e rifiniturës.

 

Related posts

Bayern surprizon,100 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK ROMA/ Portieri Patricio: Së pari erdha prej klubit, natyrisht më joshi edhe Mourinho

Delo.autor

INTERI TRIUMFON MES POLEMIKAVE NDAJ NAPOLIT/ Milani ngec sërish në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

Delo.autor

Leave a Comment