Futboll Premier League Sport

Shaqiri nuk udhëtoi në Serbi/ Trajneri i Crvena Zvezda: E bëri mirë sepse këtu do e…

Skuadra e Liverpulit ka udhëtuar pa lojtarin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin për në Serbi. Ky vendim është marrë nga trajneri Jurgen Klop i cili ka dashur të mos rrezikojë me marrjen e lojtarit.

Deklarata të forta ka pasur para ndeshjes në lidhje me ardhjen e Shaqirit në Serbi, ku thuhej se mund të kishte irritim të tifozëve. Ndërsa i pyetur në lidhje me këtë çështje trajneri i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës ka thënë se nuk dëshiron të flasë për vendimin Klopit.

“Unë nuk e di se çfarë të them për vendimin e marrë nga Klop. Do të lija gjithçka, për të mos u përgjigjur në këtë çështje. Situata është ajo që e dinë të gjithë, pastaj nëse ka arsye të tjera taktike ose të tjera unë nuk jam i familjarizuar me to”. – ka thënë Milojeviç

Related posts

“LE TË VËMË YLLIN E DYTË NË FANELLË”/ Presidenti i Interit: Ky ekip është më i ri dhe inovativ

F.autor

BËHET “ORAKULL” I TRUPIT TË TIJ/ Ronaldo parashikoi rikthimin e tij me datë fikse

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ ARSENALI merr vendimin PËRFUNDIMTAR për RAMESEY (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment