Futboll Sport

KLAUZOLA E FRIKSHME/ Ekuban mund të “digjet” nga menaxheri

Sulmuesi Caleb Ekuban mund të jetë lojtari më i mirë që ka shkelur ndonjëherë në kampionatin shqiptar. Ganezi u huazua nga ekipi i Partizanit në sezonin 2016-17 duke u kthyer shumë shpejt në liderin e skuadrës së kuqe me 34 ndeshje si titullar dhe 17 gola. Kalimi te Leeds United tregoi dhe njëherë diferencat e frikshme dhe disnivelin që ka kampionati ynë me ligat e tjera të forta në Europë.

Në Championshipin anglez luajti 20 ndeshje, nga të cilat 12 si titullar dhe shënoi 1 gol. Trabzonspor e huazoi në verë me shpresën se do të gjente veten në kampionatin turk, por deri tani ka zhgënjyer. 7 ndeshje, 123 minuta dhe vetëm 1 gol, pa harruar faktin se nuk ka luajtur asnjëherë si titullar. Shkaku? Stafi teknik nuk është bindur nga forma e tij fizike dhe cilësitë e sulmuesit 24-vjeçar, por ndikon dhe fakti se nuk është lojtar i ekipit turk.

Transferimi i tij është shumë i shtrenjtë, pasi Trabzon pagoi 200 mijë euro te Leeds për huazimin e Ekubanit, por 225 mijë euro iu dhanë agjentit të lojtarit që ishte pjesë e marrëveshjes. Ekipi turk ka mundësinë që ta blejë Ekubanin përfundimisht nga Leedsi, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë, kjo dhe për shkak të menaxherit të ish-futbollistit të “demave” që pretendon shifra të frikshme. Rikthimi i tij te Leeds nuk do e sistemojë, pasi anglezët nuk e duan në skuadër, prandaj me ardhjen e verës, 24-vjeçari duhet të gjejë një vend të ri sistemimi.

Related posts

BUNDESLIGA/ Formacionet zyrtare: Stuttgart – Bayern Munich

Q.Autor

SPECIALE/ XHAKA-SHAQIRI: Ja rastet e tjera ku futbollistët shqiptarë kanë patur të njëjtin fat 

Isa.Autor

PAS AKUZAVE NDAJ EKIPIT BJELLORUS/ Atletja Tsimanouskaya kërkon strehim tek Ambasada e Polonisë në Tokio

Delo.autor

Leave a Comment