Futboll Sport

KLAUZOLA e veçantë për Coutinhon, mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën!

Barcelona nuk do të mund të blejë lojtarë të Liverpool-it për tre vitet e ardhshme. Raportimet e mediave spanjolle flasin se një kusht të tillë e ka imponuar klubi britanik gjatë transferimtit të Coutinhos dejt Camp Nout si një klauzolë të mirëfilltë në kontratën e tij. Pra me pak fjalë blaugranat nuk mund të blejnë lojtarë të tjerë nga Anfield për dy sezonet e ardhshme duke qënë se transferimi Coutinhos ka ndodhur në janar të këtij viti. Sulmuesi brazilian mbrriti nën urdhrat e Valverdes pas një sage të merkatos që u zhvillua mes dy klubeve europaine me Barcelonën që kërkonte prej kohësh me insistim një zëvendesues të denjë të Neymar.

Katalanasit projektuan tek 26-vjeçari Coutinho trashëgimtarin e fenomenit Neymar por Jürgen Klopp ia u vështisoi punët duke refuzuar dy herë ofertën e spanjollëve. Gjithsesi operacioni u mbyll me sukses në 6 janar të ktij vitit falë shifrave shumë të larta.160 milionë euro shkuan për Liverpoolin një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh deri në vitin 2023 për Coutinhon ndërkohë që në kontratë sikundër thamë nuk është përfshirë vetëm klazuola prej 400 milionë eruosh në rast largimi por dhe embargo që ndalon katalansit të blejnë lojtarë të tjerë nga Anfield deri në 2021-in. Për një lojtar të talentuar, plot kualitet dhe teknikë të çmuar si ajo e Coutinhos investimi ka qënë tërësisht i justifikuar.

Related posts

AKORDI MCKENNIE-MORATA/ Juventus ka gati planin për t’i mbajtur, gati formula e re me Atletico Madrid…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Spanja mposht me “MANITA” Kroacinë dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment