Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Skuadra e Klopp fiton bindshëm dhe rimarrin kreun në Premier

Liverpool, pas dy barazimeve radhazi, është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur 3-0 Bournemouth në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë një paraqitje të denjë duke rimarrë kreun e renditjes së Premier League.

Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi rezultatin, përpara se Wijnaldum të dyfishonte me një gol kryevepër. Golin e tretë e ka shënuar Mo Salah në pjesën e dytë.

Bournemouth është viktima e preferuar e egjiptianit, ai ka shënuar plot 6 gola ndaj tyre, më tepër se ndaj çdo skuadre tjetër.

Edhe Arsenal është rikthyer te fitorja pas disfatës me Manchester City. Topçinjtë kanë mposhtur 2-1 ekipin më të dobët të Premier League, Huddersfield.

Londinezët kanë shënuar dy herë gjatë pjesës së parë me Iwobi dhe Lacazette dhe shkojnë në kuotën e 50 pikëve, po aq sa Chelsea me një ndeshje më pak.

Në fund të takimit, Huddersfield ka shënuar golin e nderit, duke u zhbllokuar pas mbi 9 orëve pa shënuar.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Crystal Palace ka barazuar 1-1 ndaj West Ham. Southampton ka pësuar një humbje të rëndë në luftën për të qëndruar në Premier League teksa është mposhtur 1-2 nga Cardiff në shtëpi.

Watford ka mposhtur Everton 1-0 dhe Marco Silva rrezikon vendin e punës pas një tjetër paraqitjeje të dobët të skuadrës së tij.

Related posts

KTHESA HISTORIKE/ Në Japoni, një femër do të luajë në kampionat meshkujsh

Delo.autor

QEVERIA PORTUGEZE DHA LEJE PËR STËRVITJE/ Tifozët nuk pyesin për COVID-19 dhe shkojnë përkrahin skuadrën masivisht (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ U diagnostikua me probleme në zemër, ja sa do të MUNGOJË STERNIC

Isa.Autor

Leave a Comment