Futboll Premier League Sport

KLOP SHFRENON FANTAZINË/ Po të isha në fushë ndaj Arsenalit…

Jurgen Klop nuk mendon se Liverpuli mori atë që meritonte në “Emirates”. “Shënuam një gol, i cili nuk ishte pozicion jashtë loje dhe Van Dajk pati dy raste që normalisht i shënon symbyllur. Nuk jam i kënaqur për si mbrojtëm në pjesën e parë. Nuk është kjo ajo që dua. Ishim të shkëlqyer në kundërsulm. Është një pikë që e pranojmë, sepse luanim kundër Arsenalit, por ne patëm shanse të pastra, edhe pse ata patëm raste gjithashtu.

Goli i Manesë? Ka vetëm një person që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje dhe ai është anësori. Ky është futbolli. Nëse ai mendoi se në situatën e parë ai ishte në pozicion të parregullt, mendoj se e kishte gabim. Por kjo nuk do ndryshojë dhe ne bëmë më shumë gabime sesa arbitri. Do kishte qenë fantastike sikur ai gol të ishte akorduar”, deklaroi trajneri gjerman, i cili zbulon edhe se çfarë i tha Van Dajk pas ndeshjes: “Më tha se duhet të kishte shënuar 3 gola. Unë vetë nuk kam qenë një futbollist i mirë, por kam qenë i fortë me kokë. Edhe unë do kisha shënuar 3 gola në këtë ndeshje”

Related posts

Trajneri NICA “shokon” me deklaratën e tij : Nuk është çudi të marrësh pikë në Korçë

Isa.Autor

E MBYLLI ME SHKODRANËT/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë i bashkohet skuadrës tjetër të Superiores

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET “SPECIAL ONE”/ Trajneri Sarri: Në dy ditë nuk kam parë akoma asgjë…

Delo.autor

Leave a Comment