Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E INTERIT DUHET TË JENË KRENARË/ Interi me mbrojtjen më të mirë në Evropë

Tifozët e Interit kanë arsye të jenë të kënaqur, pasi skuadra e tyre mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Genoan dhe tashmë ndan vendin e dytë me Napolin, me 25 pikë, ndonëse Juventusi vijon të jetë I shkëputur me 6 pikë më tepër në krye.

Por ka edhe disa statistika të tjera, të Interit të Spallettit, që rritin edhe më shumë entuziazmin dhe bindjes se kjo skuadër është rritur vërtetë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me ekipin e një viti më parë.

Kështu skuadra zikaltër ka shënuar 21 gola në 11 javët e para, duke pasur momentalisht sulmin e tretë më të mirë, pas atyre të Juves dhe Napolit me nga 24 gola të shënuar, por e veçanta me zikaltrit është se janë ekipi që ka çuar më shumë lojtarë te goli.

Ajo që mbush me optimizëm trajnerin Spalletti, përveç sulmit, është edhe reparti i mbrojtjes, që me afrimin e De Vrij, Asamoah dhe Vrsaljkos, ka rritur jo vetëm konkurrencën dhe alternativat, por edhe cilësinë në skuadër.

Deri tani Interi ka pësuar vetëm 6 gola në kampionat, si asnjë skuadër tjetër dhe për statisticienët kjo është një e dhënë mjaft e rëndësishme, pasi thuajse gjithmonë Seria A është fituar nga ekipi me mbrojtjen më të mirë.

Përmirësimi i grupit evidentohet edhe te numri i lojtarëve që Spalletti ka përdorur nga minuta e parë, që janë plot 20 të tillë, krahasuar me 14 në një sezon më parë, kur teknikut zikaltër i mungonin alternativat.

Pasja e një organike të pasur, i ka dhënë mundësi Spallettit që të hedhë në fushë thuajse gjithmonë një skuadër të freskët, pavarësisht impenjimeve të shumta, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Dhe pikërisht te kjo e fundit, zikaltrit do të presin Barcelonën të martën të mbrëmje, në një sfidë ku Spalletti ka kërkuar që skuadra të luajë me autoritet dhe të tregojë vërtetë se ka bërë një hap cilësor shumë të rëndësishëm.

Sfida e parë ndaj katalanëve u humb 2-0 në “Camp Nou”, rezultat ky i pranueshëm për një ekip si zikaltrit, shumica e të cilëve luajnë për herë të parë këtë sezon në Champions, pro ndeshja e të martës në mbrëmje, do të jetë një test që mund të thotë se sa larg mund të shkojë kjo skuadër.

Related posts

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Mbrojtësi Vojvoda: Koronavirusi do të largohet shpejt nga unë (FOTO)

Delo.autor

Iniesta arrin marrëveshje me skuadrën e re, do të paguhet 37 mln euro në vit

Sadik.Autor

PARTNER IDEAL PËR CR7/ Juventusi do të rinovojë me 33-vjeçarin, ja përfitimet e çmendura

Delo.autor

Leave a Comment