Futboll Seria A Sport

KA DITËLINDJEN/ Donnarumma mbush 20 vjeç, në kontratën e re ka një klauzolë…

Milani i gëzohet vendit të katërt në renditje dhe rikthimit në nivele të larta të portierit Gigio Donnarumma. Ky i fundit mbush sot 20 vjeç. Ndërkohë, vlerësimi i tij në treg po rritet përsëri. Tani kushton rreth 60 milionë euro, por me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, portieri i talentuar italian mund të kapë shifrën e 100 milionëve.

Kontrata e tij skadon në qershor 2021, prandaj drejtuesit e kuqezinjve do të bëjnë mirë të zgjidhin çështjen e rinovimit sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, sipas “Corriere della Sera”, në rastin e një kontrate të re, do të ketë një klauzolë të shtrenjtë largimi.

20-vjeçari konisderohet si pasardhësi dinjitoz i Gigi Buffon në portën e kombëtares së Italisë. Që nga debutimi i tij me Milanin, më 25 tetor 2015, në moshën 16 vjeç e 8 muaj, Gigio e ka vendosur veten si vazhdim i shkollës historike italiane të portierëve. Një detyrë jo e thjeshtë, por që Donnarumma e ka bërë mjaft mirë. Jo me deklarata, por me fakte në fushën e blertë.

Nga debutimi deri më sot, ai ka luajtur 131 ndeshje në Serie A. Një portier me potencialin e tij është i lakmuar në mënyrë të qartë nga klubet më të mëdha të Europës, me Real Madrid dhe PSG në vendin e parë. Gjatë muajve, me ndryshimin e pronarëve të Milanit, agjenti i tij, Mino Raiola, shpesh ka hapur çështje që lidhen me rinovimin, klauzolën e largimit dhe planifikimin e ardhshëm të klubit.

Sidoqoftë, Donnarumma po përjeton momente të shkëlqyera, edhe falë ndryshimit të trajnerit te kuqezinjtë. Ai ka besimin e pakufi të Gattuso. Në karrierën e vet ka fituar, për momentin, vetëm Superkupën Italiane të vitit 2016, kundër Juventusit.

Related posts

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Delo.autor

Botërori i Rusisë, kreu i FIFA-s takon Putinin dhe jep lajmin e madh

Sadik.Autor

INVESTIM PREJ 13 MILIONË EUROSH/ Shikoni hotelin e ri të Ronaldos në mes të Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment