Futboll Shqipëri Sport

KRISEN MARDHËNIET DYPALSHE/ Kontroll për të drejtën televizive, FSHF: Po na sulmon SHTETI

Pas shënjestrimit që i është bërë Federatës Shqiptare të Futbollit në parlament, organet shtetërore kanë nisur punën për të verifikuar funksionimin e këtij institucioni. Gjatë ditës së djeshme, inspektorët e Autoritetit të Konkurencës, kanë shkuar në FSHF, për të verifikuar procedurat e shitjes së të drejtës televizive për Kategorinë Superiore.

Më herët është diskutuar shpeshmazi në media dhe opinionin publik sportiv, lidhur me shitjen e të drejtës televizive, ndaj Autoriteti i Konkurencës ka nisur këtë kontroll.

Por ndonëse pak ditë më parë FSHF i ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin Autoritetit të Konkurencës, gjatë ditës së djeshme ka pasur një kontroll fizik në zyrat e federatës nga inspektorët shtetëror, pasi kanë nisur një hetim për çështjen në fjalë. Ndërkohë drejtues të FSHF-së e kanë quajtur këtë kontroll një sulm që po i bëhet federatës nga strukturat shtetërore.

Në fakt, ndonëse çështjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duket sikur FSHF-ja është vënë në shënjestrën e shtetit. Më herët ka pasur probleme në lidhje me inspektimin e organeve tatimore, të cilat në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së në shkurt të këtij viti, lajmëruan ndërmarrjen e një aksioni ndaj klubeve.

Por ky aksion u ndalua për shkak se mund të cilësohej si sulm që bëhej në prag të zgjedhjeve. Më pas tatimet kanë kryer kontrolle të bilanceve financiare të FSHF-së, ndërsa së fundi Ministria e Financave ka deklaruar se nuk do të rimbursojë TVSH-në (Tatimin e Vlerës së Shtuar) të shumës së investimit që FSHF-ja po kryen për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Kësisoj, me anë të një njoftimi për mediat, FSHF lajmëroi pak ditë më parë se vijimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit vihen në rrezik, pasi projektit i mungojnë 2 milion euro. Të gjitha këto për Federatën Shqiptare të Futbollit, janë sulm i kryer nga institucionet shtetërore.

Related posts

NGA MEMA TEK GEGA/ Trajnerët dhe largimet e bujshme nga stoli i Superiores gjatë 2019

Delo.autor

U SHPALL GOLI MË I BUKUR I VITIT NGA FIFA/ Po bëhet virale, “MAGJIA” e yllit Son bëhet një… video-lojë (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool e Real Madridi në ‘luftë’ për yllin e gjigantit londinez

Sadik.Autor

Leave a Comment