Futboll La Liga Sport

KRISJA/ Solari drejt konfirmimit në stolin e REALIT, por një madrilen nuk e do ta “shohi me sy”

Tri ndeshje, tri fitore. Dakord, kundërsh tarët quheshin Melija, Vajadolit dhe Viktoria Pëlzen. Por Reali i Madridit duket se ka rigjetur dinjitetin dhe besimin e humbur. Nëse e gjithë merita është e gjitha e Santiago Solarit apo e futbollistëve që bojkotonin Hulen Lopetegin, kjo mbetet ende për t’u kuptuar.

santiago-solari-real-madrid-2018-19_1m9lvtkm9gxbb14jzcck0wikv3

Por varka e kampionëve të Europës ka nisur të lundrojë sërish dhe trajneri provizor duket se i ka shtuar kuotat e tij për të qëndruar në stolin e skuadrës deri në fund të sezonit. Mediat spanjolle raportojnë se po skadojnë afatet e Federatës, brenda së cilave presidenti Florentino Perez duhet të vendosë nëse do t’ia besojë përfundimisht timonin argjentinasit apo do t’i rikthejë atij çelësat e Kastijës, skuadrës së dytë. Deri tani, të gjithë treguesit të çojnë drejt hipotezës së parë, në mënyrë që edhe presidenti të ketë kohën e duhur për të vendosur me qetësi për emrin e ardhshëm të besueshëm për t’ia besuar ekipin prej sezonit të ardhshëm. 11 gola të shënuar në 3 ndeshjet e para janë një numër i rëndësishëm. Gati katër gola për ndeshje në krahasim me mesataren prej 1.5 të Lopeteguit. Sigurisht që Solari nuk e ka kaluar ende provën e rëndësishme, por pas triumfit të fundit në fushën e Pëlzenit, shumë prej lojtarëve kanë mbështetur atë për të qëndruar në stol.

marko asensio
ASENSIO KUNDËR – Por ka edhe nga ata që mund të mendojnë ndryshe. Marko Asensio nuk e priti shumë mirë mungesën e tij kundër Pëlzenit. Sulmuesi priste të ishte në fushë kundër një rivali shumë më inferior sesa kampionët e Europës. Por ai jo vetëm që nuk u preferua nga fillimi, por iu desh ta shihte të gjithë ndeshjen si spektator. Përpara tij u preferuan Isko, Vinisius dhe Havi Sançez, lojtar i Kastijës, i thërritur nga Solari. Fytyra e spanjollit tregonte gjithçka. Ish-talenti i Majorkës shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke turfulluar në përfundim të ndeshjes.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier thumbon McGregor: Triologjia një “déjà vu” e duelit të fundit

Delo.autor

Claudio Ranieri i ‘hap dyert’ kombëtares italiane

Delo.autor

“AMERIKANËT KANË SHPENZUAR SHUMË, POR…”/ Tasoti: Milanit i duhen 3 blerje për Championsin

Delo.autor

Leave a Comment