Futboll La Liga Sport

THELLOHET SKANDALI/ Ja prapaskena e PSG-së në blerjen e Mbappesë për të shmangur…

Episodi i ri i Football Leaks duket se ka krijuar një vorbull të re intrigash, me informacionet e publikuara ku preken një sërë klubesh dhe lojtarësh në aspekte të ndryshme. Një prej çështjeve të ngritura së fundmi ka qenë saga e transferimit të Kylian Mbappe në vitin 2017, me sulmuesin që ishte shumë pranë kalimit te madrilenët e Realit e më pas në ditën e fundit të merkatos nënshkroi me Paris Saint Germain. Deri këtu jemi në një situatë normale, por sipas informacioneve të Football Leaks, që rindërtojnë ngjarjet, ka diçka që nuk shkon me metodën që u përdor nga klubi kryeqytetas për blerjen e Mbappesë. I huazuar vitin e parë, më pas blerja e kartonit të tij për 135 milionë euro, plus 45 milionë të tjera në rinovimin e kontratës.

Në vitin 2017 e gjitha kjo mund të ngjasonte me një skemë për t’i qëndruar korrekt “Fair Play-t Financiar”, duke qenë se vetëm një muaj më parë klubi i Al-Khelaifit kishte shpenzuar plot 222 milionë euro për afrimin e brazilianit Neymar. Por Football Leaks sugjeron se e gjitha kjo manovër ka qenë vetëm për të shmangur pagesat e taksave të famshme prej 35 milionë eruosh për të cilat Reali ishte ofruar t’i mbulonte. Për me tëpër, sipas spekulimeve të fundit, vetë Mbappe ka kërkuar edhe një bonus prej 10 milionë eurosh në momentin e firmës në mënyrë që të paguante taksat personale. Duket se 19- vjeçari Mbappe është revoltuar nga e gjitha kjo zhurmë mediatike dhe është përballur me temën gjatë një prononcimi të fundit.

«Jam unë ai që paguan të gjitha detyrimet ndaj shtetit, pra taksat mbi fitimin tim. Të gjitha këto lajme janë tërësisht të rreme. Për mua gjëja më e rëndësishme ishte të shkoja në një klub ku mund të shprehja në mënyrën më të mirë aftësitë dhe talentin tim e njëherazi të vijoja rritjen profesionale. Sigurisht që ka dhe disa gjëra të tjera që duhen vlerësuar, por ato që janë thënë se unë zgjodha këtë ekip vetëm për arsye financiare dhe që të më paguante taksat janë qesharake, të pavërteta, pasi është vepruar në çdo hap sipas të gjitha rregullave.

Related posts

NATË PËR T’U HARRUAR/ Ronaldo dhe Morata mbyten nga vërshëllimat në Madrid

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” NISIN FAZËN PËRGATITORE/ Solskjaer pret edhe 3 përforcime, ja emrat

Delo.autor

REFORMA PËR TË BËRË 5 ZËVENDËSIME PËR NDESHJE/ Klopp dhe Guardiola injorohen, ja vendimet që marrin klubet e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment