Futboll Kombëtarja Sport

KUQEZINJTË E VEGJËL/ FSHF bën publik programin, ja miqësoret e kombëtareve në nëntor

Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka publikuar datat e përballjeve, që do të zhvillojnë kuqezinjtë në muajin nëntor 2018. Krahas kombëtares A, e cila do të zhvillojë dy ndeshje: më 17 nëntor ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Borici”, ndeshje e vlefshme për “Nations League” dhe më 20 nëntor, miqësoren përballë Uellsit në “Elbasan Arena”, do të luajnë edhe kombëtare të tjera. Më konkretisht, do të luajnë miqësore përfaqësueset U-21, U-19, U-15 dhe Femrat A.

Ja kalendari i plotë:
Shqipëria A e femrave – Slloveni; më 8 nëntor, “Gornja Radgona”, ora 14:00.

Shqipëria U-21 – Maltë; më 16 nëntor, “Selman Stermasi”, ora 19:00.

Shqipëria U-19 – Maltë; më 19 nëntor, “Loro Borici”, ora 19:00.

Shqipëria U-19 – Rumani; më 18 nëntor dhe 20 nëntor, “Loni Papuciu”, ora 14:00.

Shqipëria U-15 – Mali i Zi; më 22 nëntor, “Loro Borici”, ora 12:00.

Mali i Zi – Shqipëria U-15; më 24 nëntor, “Campi Sportiv Podgorica”, ora 11:00.

Related posts

KORONAVIRUSI RREZIKON FUBOLLIN/ UEFA zyrtarizon shitjen e biletave për finalen Champions, ja sa kushtojnë

Delo.autor

QËNDRUESHMËRI DHE KARIZËM TEK “BOMBERI”/ Shevchenko: Ai ka një stil të pabesueshëm për…

Delo.autor

SPIKATI NË KATEGORINË SUPERIORE/ Gjilani i Mezanit pranë akordit me mbrojtësin 31-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment