Futboll Sport

ANKTHI TEK TIRANA/ Dalin përgjigjet e testeve të “Bardhebluve” për ndeshjen ndaj Young Boys

Ankthi për përgjigjen e testeve te Tirana ka marrë fund, teksa bardheblutë janë të pastër para sfidës ndaj Jang Bojs të enjten e 1 tetorit.

Pas testeve të kryera ditën e djeshme, Tirana ka marrë përgjigjet ditën e sotme, aty ku të gjithë kanë dalë negativë dhe do të jenë të gatshëm për sfidën që do luhet në Zvicër.

Tashmë te bardheblutë janë të qetë dhe po e përgatisin me kujdes ndeshjen për “play off”, aty ku ata do të kërkojnë arritjen historike duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Njoftimi i klubit:

Ditën e djeshme datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave cdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës. Gjithashtu sot në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta.

Related posts

U INFEKTUA ME COVID-19/ Elseid Hysaj merr përgjigjen e tamponit dhe rezulton…

Delo.autor

LUHEN DY PËRBALLJE PËR MILIONA EURO/ Inter dhe Milan, gjithçka ose asgjë në 90 minutat e fundit

Delo.autor

Përfundon takimi i parë i Ligës së Kombeve, njihuni me rezultatin surprizë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment