Futboll Shqipëri Sport

LEGJENDA BARDHEBLU/ U zhduk nga Tirana pas borxheve: Zbulohet ku jeton Indrit Fortuzi

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua në nëtor të vitit 2015 nga Shqipëria, pasi e shoqja e tij u kallëzua për mashtrime, si edhe pasi ish-futbollisti kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit, dhe kishte shumë para borxh.

Por sot, rreth 3 vite më vonë, “Zogu” mësohet se është vendosur në Kanada, ku nuk i është ndarë fushave të blerta. Fortuzi ka nisur punë si trajner në ekipin kanadez ProStars FC, ekip i cili luan në divizionin e tretë kanadez.

Ai është trajner i ekipit të meshkujve, mes shumë ekipeve për femra, apo edhe të akademive, që ka klubi ProStars.

Në CV e tij shënohen edhe disa nga arritjet më të mëdha të Fortuzit, si dhe licencat që ka për të trajnuar.

Related posts

MAKTHI GJERMAN/ Juventus sfidon Bayern Munchen dhe tabunë 13-vjeçare

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Krijohet iluzioni i golit, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA ME TOTTENHAM NË FINALEN E CHAMPIONSIT/ Mane “kërcënon”: Jemi përgatitur për…

Delo.autor

Leave a Comment