Futboll Shqipëri Sport

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli foli në një lidhje direkte nga Baku për emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku veç të tjerave tregoi edhe për raportin jo të mirë me Panuçin.

“Sa herë që Kombëtarja ka ndeshje të gjithë duhet të jemi para ekranit për ta mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër. Kohët e fundit nuk kemi pasur rezultate pozitive. Unë jam optimist. Çdo ndeshje që luaja në Kombëtare ishte një rinisje. Duhet të tentojmë të bëjmë më të mirën sot, pse jo të marrim një rezultat pozitiv.

Ku çalon marrja e rezultateve? Mendoj që është një ngërç. Është diçka normale që çdo skuadër e kalon. Është një ndeshje që mund të tentojmë ta fitojmë. Kundërshtari vjen me shumë mungesa. Sot është dita që duhet të futesh në fushë dhe të mendosh për të luajtur futboll, jo për kualifikimin.

Kontaktet me skuadrën i kam të përditshme. Kam kontakt me të gjithë lojtarët, njihemi prej vitesh, sidomos me ata më të vjetërit. Kontakt me trajnerin nuk kam, kjo dihet me kohë. Edhe në grumbullimin e fundit që kam qenë, kam bërë më të mirën, kam treguar profesionalizmin tim, si me çdo trajner. Sjellja e Panuçit nuk ishte normale. Por është problem i tij. Kështu ka ndodhur edhe me mua”, u shpreh Agolli.

Related posts

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ylli Hazard drejt Serisë A, gati ribashkimi me trajnerin e vjetër

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Flet trajneri Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së…

Delo.autor

Leave a Comment