Moto GP Të tjera

THYEN REKORDIN 27-VJEÇAR/ Piloti turk shkruan historinë e motoçiklizmit (VIDEO)

Can Oncu, një emër i panjohur në botën e motoçiklizmit, ka shkruar sot historinë e këtij sporti. Në garën e tij të parë në Botërorin e Moto3, atë të zhvilluar sot në pistën e Valencia, piloti 15-vjeçar turk ka arritur të triumfojë me motorin KTM. Ai mori pjesë në këtë garë, e fundit e këtij sezoni, falë një ftese dhe nuk zhgënjeu, duke qenë piloti më i ri në moshë që fiton një garë në Botërorin e motoçiklizmit.

Në moshën 15 vjeç, 3 muaj e 23 ditë, ai theu rekordin e pilotit më të ri fitues, që mbahej prej 27 vitesh (1991) nga japonezi Noboru Ueda. Jo vetëm kaq, por Oncu fitoi në një pistë të vështirë si ajo e Valencia, e lagur dhe e rrëshqitshme për shkak të shiut që kishte rënë gjatë natës, duke e dominuar atë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse për të marrë pjesë në një garë zyrtare të motoçiklizimit duhet limiti i moshës 16-vjeça, KTM i dha pilotit të ri turk mundësinë të zbresë në pistë dhe ai konfirmoi se është një talent. Një triumf i papritur por i merituar i Can Oncu, që e nisi garën nga vendi i katërt, por në fund arriti të triumfojë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Related posts

GOLDEN STATE NË KAOS/ Curry edhe 10 ditë pushim, Green pezullohet pa afat

Isa.Autor

Protesta para stadiumit olimpik para fillimit të ceremonisë së hapjes së Olimpiadës

Q.Autor

Surpriza Williams, refuzon Kubica, ja kë zgjedh si pilotin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment