Futboll Sport

LEGJENDA E SPANJËS DHE BARCELONËS/ Iniesta: Shkaktari kryesor ishte Mourinho, marrëdhënie jo të mira

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, aktualisht lojtari i klubit japonez Viseel Kobe, Andres Iniesta beson se gjatë kohës sa ishte Jose Mourinho trajner i Real Madridit, ai shkaktoi probleme dhe tensione mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Sipas Iniestas, këto tensione shkaktuan dëme në Kombëtaren e Spanjës dhe marrëdhënies mes lojtarëve.

“Nuk do të thotë që të jesh fans i Barcelonës ose Real Madridit për ta ditur se situata ishte e pakënaqur”, ka thënë spanjolli.

“Dhe kryesori për atë situatë ka qenë Mourinho. Nuk ishte rivaliteti siç ka qenë më parë, kalo më tepër, shihje urrejtje”.

“Tensioni mes Real Madridit dhe Barcelonës i shkaktuar nga Mourinho bëri shumë dëme në Kombëtaren e Spanjës dhe në marrëdhëniet mes lojtarëve”.

Jose Mourinho ishte trajner i Real Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, gjatë kësaj kohe ai arriti të fitojë titullin e La Ligës një herë, po ashtu nga një herë titullin e Superkupës së Spanjës dhe Copa del Rey.

Related posts

SHREWSBURY TOWN-LIVERPOOL/ Klopp me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DËSHTON DHE BARÇA DHE REALE/ Rabiot i gatshëm të zgjedhë skuadrën e re

Delo.autor

“SA TË JAPËSH, DO TË MARRËSH”/ Flamurtari “shpik” kontrata të reja. Ish-lojtari i Teutës mund të ndryshojë mendje

Delo.autor

Leave a Comment