Futboll Kategoria Superiore Sport

RIVESH DOREZAT NË VLORË/ Portieri Xhika: Do ta mbyll këtu, Partizani është shtëpia ime

Dashamir Xhika do të ketë rastin nesër, në transfertën vlonjate, për të vënë “tullën” e tij në sezonin mbresëlënës të Partizanit deri tani, që si pikë referimi ka titullin kampion. Në mungesë të Alban Hoxhës së dëmtuar, portieri i dytë i të kuqve, që djersin përditë në stërvitje, thirret në “apel” nga trajneri Skënder Gega. Për t’i dhënë zemër, natyrisht, e kishte marrë me vete në konferencën e sotme për shtyp. Xhika iu përgjigj kështu pyetjeve të gazetarëve:

Te Partizani kam vite dhe e njoh mirë ambientin. Është e vërtetë, këtë sezon duket ndryshe nga herët e tjera. Profesori nuk na vë në presion për rezultatin. Kam që i vogël në këtë klub dhe shpresoj ta mbyll këtu karrierën.

Në Vlorë më jepet rasti të luaj sërish. Do mundohem të shfrytëzoj eksperiencën që kam dhe stërvitjen e mirë, që e bëj përditë njësoj si Albani. Zgjedhje e dytë gjithmonë te Partizani? Kjo nuk përbën problem për mua. Nuk kam pse të largohem, këtu jam në shtëpi. E përsëris, nuk është problem që jam portier i dytë.

Derbi me Tiranën? Ne jemi të fokusuar vetëm te  Flamurtari. Unë mendoj për nesër, kur do të jem në fushë. Derbi është javën tjetër. Ndeshjet merren me radhë”.

Related posts

NJË EMËR SURPRIZË PËR SULMIN/ Klubi i Juventus: asisti vjen nga… City

Delo.autor

FITORJA NDAJ BENFICËS/ Kovac “INJORON” dopietat e Robben dhe Lewandowski, ngre në qiell tjetër futbollist

Isa.Autor

BLINDOHET SHKODRA/ Ndeshja Shqipëri-Turqi nën masa të rrepta sigurie, ja kufizimet për lëvizjet

Delo.autor

Leave a Comment