Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania luan për krenari, Holanda për kualifikim

Për Gjermaninë është një sfidë nderi. Për Holandën është në lojë kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligës A.

Sfida mes “Panzerave” dhe “Tulipanëve” ka ditur gjithnjë të dhurojë spektakël, gola dhe emocione.

Me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 3 takime të luajtura, ekipi i Joachim Low po kalon një periudhë mjaft të vështirë, duke marrë parasysh dhe rënien në Ligën B.

Gjithsesi, gjermanët kanë ditur gjithnjë të ringrihen pas momenteve të tilla dhe këtë gjë do të përpiqen ta tregojnë në sfidën e kësaj të hëne.

Ndërkohë, Holanda duket e rilindur nën drejtimin e Ronald Koeman, me futbollin total që ka nisur të emocionojë sërish tifozët e portokallinjve.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, përfundoi me një sukses të tulipanëve 3-0, ku shënuan Van Dijk, Depay dhe Wijnaldum.

Një fitore e vështirë, pavarësisht shifrave në fund, ku Gjermania humbi disa raste të pastra për shënim.

Ekipi i Low vjen në këtë sfidë nga një seri negative rezultatesh, ku kanë barazuar një dhe humbur tre, ndërkohë Holanda vjen më e motivuar se kurrë, duke marrë parasysh edhe suksesin e rëndësishëm përballë Francës 2-0 të premten.

Skuadrës së Koeman i mjafton vetëm një barazim kundër Gjermanisë, për të shkuar në play off-in e Ligës A duke lënë pas Francën, por “Panzerat” pritet që gjithsesi t’ua bëjnë jetën e vështirë holandezëve, pavarësisht se ky takim për ta nuk vlen pothuajse për asgjë.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Partizani do “Air Albania” plot, çmime popullore për super sfidën e javës

Delo.autor

MESFUSHORI I KOMBËTARES NUK PËRMBAHET/ Ndoj ndëshkon ekipin e Dermakut dhe i dërgon mesazh Rejas (VIDEO)

Delo.autor

TAKIME GJATË JAVËS/ Milani kontakton me Totenhemin për futbollistin 23-vjeçar

F.autor

Leave a Comment