Futboll Sport

ANALIZA NGA JAMIE REDKNAPP/ Presion Jorginhos. Besim dhe gola, ja kushtet e Anglisë për suksesin

Nga Jamie Redknapp

Në mesjavë pamë gjysmëfinalet. Gjithkush mund të nxjerrë përfundimet e veta, por mendoj se Anglia ndaj Danimarkës e meritoi më shumë sesa bëri Italia me Spanjën. Parashikoj një finale e vështirë për ne, sepse do të duhet të sulmojmë rivalët në një fushë që e njohin mirë. Po flas për mbrojtjen, sepse gjithmonë e kam vënë re këtë pasion italian. Spanja i dominoi, por me faulle dhe armë të tjera bënë gjithçka për ta ulur ritmin.

Dukej sikur Italia e dinte se me penalltitë kishte më tepër shanse për t’ia dalë mbanë. Fundja, italianët nuk duan t’ia dinë se si e arrijnë suksesin për sa kohë e kanë arritur atë. Sidoqoftë, ka një armë për t’i ndaluar. Mjafton t’u kufizosh Zhorzhinjon. Për mua është ai lojtari më fantastik që Italia ka. Ajo çfarë i bën topit dhe se si e menaxhon është thjesht brilante. Ka raste kur zbret prapa për të marrë topin e ka raste kur ia dorëzojnë shokët në gjysmëfushën e rivalit, por nëse ndal burimin e lojës, mund të ndalësh të gjithë ekipin. Ky burim për italianët është Zhorzhinjo, po markimi i tij është një bast i rrezikshëm.

Duke e mbuluar arrin ta nënshtrosh rivalin, por nëse Zhorzhinjo e “mashtron” presuesin e parë, atëherë gjëra mund të ndërlikohen. Nevojitet ekuilibër, por nuk është e pamundur. Një tjetër armë mund të jetë Rahim Sterling. Nuk po them diçka të re, por duhet të jem i sinqertë. E dija që ai ishte një lojtar me të vërtetë cilësor, por në vitet e fundit e ka ngritur lojën e tij në një nivel tjetër. Disa herë nuk mund të jetë e lehtë për syrin ta vërë re, por Rahim ka qenë një forcë natyrës, dhe për mua, ai është forca lëvizëse e Anglisë.

Ndër vite ka pasur kaq shumë lidera në këtë ekip, por Sterling e ka udhëhequr përpara me paraqitjet e tij të gjithanshme. Ai ka qenë një drejtues i vërtetë në këtë ekip pavarësisht se situatave rreth kombëtares. Për fat të mirë, stoli anglez ka shumë alternativa, por nëse më duhet të zgjedhe, atëherë marr Grilishin. Gjithmonë i ardhur nga stoli ka bërë shumë, por ndaj Danimarkës nuk doli dot në lojën e tij.

Kushtet janë që me italianët të vuajë edhe më tepër, megjithatë mendoj se ai është një tjetër element në gjendje të ngrejë ritmin. Nuk e di se çfarë zgjedhjesh do të bëjë Sauthgejt të dielën, por Xhek e meriton një shans. Në shumicën e rasteve loja jonë ka pasur përfitime pas hyrjes së tij. Nuk dua të them se Saka, Maunt apo edhe Sanço e Belingam kanë luajtur keq kur u është dhënë mundësia, por Grilish ka ato cilësi që i mungojnë shumicës së lojtarëve tanë ofensive.

Vendimet i takojnë, si gjithmonë trajnerit, i cili është njeriu që njeh më mirë situatat brenda ekipit. Unë shpresoj që në “Wembley” zgjedhjet të jenë të duhura e të mos të vuajmë.

Related posts

E BUJSHME/ Sekretet e Anglisë në Euro 2020, do u gatuajë kuzhinieri i grupit “Spice Girls”

Delo.autor

VIJON PROJEKTIN EUROPIAN ME KLUBIN KORÇAR/ Ardian Takaj heq dorë nga plani Dinamo, ja shkaku

Delo.autor

“FILLIMI NË NJË KARRIERË TJETËR”/ Agolli flet si trajner: Ja ku ndryshon Shqipëria aktuale nga ajo e vitit 2016

Delo.autor

Leave a Comment