Futboll Kosova Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kosovës i mjafton 1 pikë, Challandes dhe Berisha flasin vetëm për fitore

Kosova do të luajë sonte, me start orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjen e fundit të Grupit 3, në Ligën D, kundër Azerbajxhanit. Ky ballafaqim është në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanëve” iu nevojitet fitorja, ose barazimi, për t’u promovuar në Ligën C. Për momentin, ata mbajnë kreun e grupit të tyre, me 11 pikë, 2 pikë më shumë se rivali i sotëm i drejtpërdrejtë, Azerbajxhani. Kujtojmë se në ndeshjen e parë, në transfertën e Bakut, Kosova barazoi dhe mori një pikë.

Të besuarit e Bernard Challandes po kalojnë një periudhë të shkëlqyer sportive, teksa në pesë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve kanë grumbulluar 3 fitore, 2 barazime. Nga tetori i vitit 2017, Kosova nuk e njeh humbjen. Në ndeshjen e fundit, verdhekaltrit siguruan thellë të thellë 5-0, në fushën e Maltës.

Trajneri Challandes nënvizoi në konferencën për shtyp para sfidës me azerbajxhanasit se do të guxojnë ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në shtëpi: “Shanset për fitore janë 50 me 50 për qind. Azerbajxhani është një skuadër e fortë dhe e mirë, madje është favorit, pasi ka shumë më tepër përvojë se ne. Por, ne do të futemi në fushë për fitore. Jam i bindur se, me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë, do t’ia arrijmë qëllimit. Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës, edhe pse do të duhet të rrezikojmë”.

Edhe mesfushori Valon Berisha theksoi se Azerbajxhani është favorit, për shkak të përvojës, por fitorja ndaj Maltës iu ka dhënë më shumë moral si ekip: “Fitorja e fundit ishte tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së radhës. Edhe pse barazimi na mjafton, nuk duhet të mendojmë për të. Duhet të luajmë për fitore”.

Related posts

David De Gea ‘prenoton’ çmimin individual në Premier League

Sadik.Autor

Gjërat janë serioze, Elseid Hysaj drejt Premier League

Sadik.Autor

RIKTHEHET SËRISH PROTAGONISTE/ Wanda Nara bën tatuazh në pjesën intime të trupit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment