Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Tottenham parakalon Chelsean me gola dhe spektakël (VIDEO)

Chelsea i Maurizio Sarri-t ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Premier League pasi është mundur 3-1 në “Wembley” nga Tottenham, që është ngjitur në vendin e tretë në renditje duke parakaluar pikërisht “Blutë”.

Tetë minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar ndeshjen me një goditje me kokë të Alli, teksa dyfishimi i avantazhit ka ardhur në minutën e 16-të me Kane, por “merita” për golin e sulmuesit anglez i shkon portierit të miqve, Kepa Arrizabalaga, i cili, në mënyrë të pashpjegueshme, ka reaguar vetëm në momentin e fundit pasi topi kishte përfunduar në rrjetë.

Goli i tretë ka ardhur në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, dhe ka qenë një kryevepër e Son, i cili ka realizuar pas një shpërthimi në krahun e majtë, duke lënë mbrapa Jorginho dhe David Luiz. Në minutën e 85-të ka ardhur edhe goli i ngushëllimit i Chelsea, që ka shënuar me Olivier Giroud, i cili ka mposhtur Lloris me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi perfekte të Azpilicueta. Francezi është bërë lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon 20 gola si zëvendësues (Jermain Defoe 24).

Një fitore e merituar nga “Spurs”, por që mund të kishte qenë edhe më thellë nëse Alli dhe Kane do të kishin shfrytëzuar rastet e patura në minutën e 68-të dhe të 70-të.

Related posts

RONALDO FESTOI 37-VJETORIN/ Shikoni dhuratën “familjare” që i bën Georgina Rodriguez (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KAOS TOTAL/ FSHF fsheh gjyqet, asnjë njoftim për DHZK-në që prej muajit mars

Isa.Autor

I DËNUAR ME 5 VITE BURG/ Nuk kanë fund telashet për futbollistin e Olympiacos, një 17-vjeçare e akuzon për…

Delo.autor

Leave a Comment