Futboll Sport

LIVE/ Kosovë-Azerbajxhan: Mbyllet pjesa e parë, “dardanët” 45 minuta larg historisë (VIDEO)

Po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja midis Kosovës dhe Azerbajxhanit e vlefshme për Ligën e Kombeve. 1 pikë i çon “Dardanët”në fazën tjetër dhe kjo do të ishte historike. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Në portë do të startojë Muriç, futbollist i Mançester Sitit.

Ndërkohë edhe Azerbajxhani ka një shans për kualfikimim nëse arrin të mund Kosovën sigurisht. Ekipet ndodhen në vendin e parë dhe të dytë , përkatësisht me 11 pikë Kosova dhe 9 Azerbajxhani. Më poshtë formacionet zyrtare:

LIVE| Kosovë – Azerbajxhan 1-0

45+1′ Mbyllet pjesa e parë. Kryesojnë “dardanët”.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë

42′ Aksion i bukur nga lojtarët e Kosovës, Berisha jep një top të bukur për Kolollin. Ky i fundit goedet portën, por topi devijohet në goditje këndi.

40′ Rrezikojnë azerët me një goditje nga jashtë zone, Muriq tregon klasin e tij.

39′ Tentojnë azerët me një goditje këndi, por largon Aliti.

29′ Niset Berisha , me atë goditje nga faulli, krijon iluzionin e golit.

25′ Përsëri Vojvoda kërkon Rashicën në zonë, por përsëri e vëmendshme mbrojtja e Azerbajxhanit.

24′ Bukur Vojvoda, kërkon Muriqin në zonë, largohet topi nga mbrojtja e azerëve.

14′ Nisen në kundërsulm të shpejtë azerët, por thyeht bukur ai aksion nga Rrahmani.

13′ Tenton përsëri Kosova me Arbër Zenelin, por topi i hedhur në zonë shëtit gjithë panoramën e portës. Asnjë lojtar i Kosovës nuk u gjend në pozicion.

10′ Duartrokitje për legjendën Fadil Vokrri. Duartrokitje këto që po kthehen në traditë te dardanët.

8′ Ndizet sfida. Lojë e fortë në mesin e fushës. Ndërhyrje të rrezikshme nga lojtarët e Azerbajxhanit.

2′ GOOOOOL Kosova 1-0. Një super goditje nga jashtë zonës nga Arbër Zeneli i cili përfundon në cepin e djathtë të portës së mbrotjur nga portieri i Azerbajxhanit

1′ Ka staruar ndeshja.

Related posts

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

NOTAT/ Muçi lojtari më i vlerësuar, shkëlqejnë edhe Bajrami e Asllani. Berisha e Hysaj “ngelin në klasë”

F.autor

E KONFIRMON “DAILY MAIL”/ Drejtuesit e Çelsit në Amsterdam për mesfushorin shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment