Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME TE INTERI/ Presidenti Zhang nuk njeh yllin e ekipit (VIDEO)

Sa tifozë shqiptarë i njohin të gjithë lojtarët e skuadrave të zemrës? Përgjigjja është e thjeshtë: thuajse të gjithë. Fansat e Interit në vendin tonë (për ata në Itali nuk shtohet aspak si çështje), jo vetëm që i njohin futbollistët, por mund të flasin rreth së kaluarës, cilësive dhe pikave të dobta.

Megjithatë, në klubin zikaltër ekziston dikush, që duket se nuk i njeh lojtarët. Ajo që e bën edhe më të pabesueshme këtë situatë, lidhet me faktin se bëhet fjalë për presidentin zikaltër, Stiven Zhang. Zhoao Mario shënoi te Interi, por drejtuesi i klubit nuk e njohu.

Në minutën e 91-të të ndeshjes së fituar 5-0 ndaj Xhenoas, portugezi realizoi golin e katërt të skuadrës, por nga tribuna VIP, numri një i Interit nuk e njohu. Për të konfirmuar gjithçka ekziston edhe video, ku fillimish Zhang reagoi duke thënë: “Uou!”, për t’u informuar më pas, rreth lojtarit që e dërgoi topin në rrjetë. Zhoao Mario u kthye dhe tashmë e kuptoi edhe presidenti zikaltër.

Related posts

JAVA E NËNTË/ Ndryshon axhenda e Superiores, Kukësi-Tirana sërish me destinacion të ri

Delo.autor

PO KALON NJË FORMË FANTASTIKE/ Rafael Nadal siguron me lehtësi në turin tjetër të “Wimbledon” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Vendoset baraspesha në Fushë-Krujë, Vangjeli shënon për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment