Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Ka përsëri arrati në krye, ja si ndryshon situata pas javës së 12…

Ndeshjet e javës së 12 të Kategorisë Superiore janë mbyllur me një sfidë shumë interesante në “Air Albania” mes Kukësit dhe Laçit. Fitorja u ka dhënë krahë kurbinasve, por ndërkohë edhe i ka mundësuar Tiranës që të vazhdojë e qetë rrugëtimin e saj në krye pasi i lejon të shkëputet përsëri nga ndjekësit.

Kurbinasit konfirmohen në vendin e katërt në klasifikim, vetëm 2 pikë nga zona e Europës që tashmë duket mëse e arritshme për ta, pas atij starti të komplikuar që i bënë kampionatit. Kurse Kukësi mbetet në vendnumëro dhe sheh përsëri Tiranën t’i largohet në klasifikim, duke shpresuar që Lacci në përballjen e javës së ardhshme të bëjë të njëjtën gjë duke mundur bardheblutë për të bërë përsëri një garë të hapur për Superioren.

JAVA 12
Të martën
Tirana-Kastrioti 3-0
Dinamo-Teuta 0-1
Të mërkurën
Skënderbeu-Egnatia 2-0
Vllaznia-Partizani 1-0
Të enjten
Kukësi-Laçi 1-2

Related posts

Legjenda angleze sulm POGBAS: Nuk bën as për të FSHIRË KËPUCËT, turp që…

Isa.Autor

E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet këtë javë

Sadik.Autor

Barcelona në majën e top-klubeve, 900 milionë euro të ardhura në sezonin e kaluar

Isa.Autor

Leave a Comment