Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Përfundon pjesa e parë. Flamurtarit i mohohet një penalli, Shkurtaj flirton 2 herë me golin (VIDEO)

Po luhet në Vlorës, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Ky takim do të përmbyllë edhe javën e 12-të të Kategorisë Superiore.Të dy skuadrat luajnë hapur dhe pritet një ndeshje interesante në stadiumin “Flamurtari”. Vlonjatët vijnë në këtë takim pas triumfit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që gjirokastritët u mposhtën nga Laçi në shtëpi.

Nuk mungojnë as surprizat në formacionet zyrtare. Danilo Alvesh nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë edhe gjirokastritët kanë humbur Xheksonin në minutat e fundit. Braziliani ka provuar të jetë në fushë, por nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi.

bandicam 2018-11-07 16-57-59-561

LIVE| FLAMURTARI-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë, 0-0. 

44′ Rapo provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

41′ Goditje dënimi për Flamurtarin. Provon Veliu, por gjuajtja ishte qëndore, pret në 2 kohë portieri Ruçi.

33′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin me Mustën që merr një top me themër nga Torasa, por ndëhyn mjaft mirë Liçaj, duke i hequr topin nga këmba në afërsi të pikës së penalltisë.

29′ Musta hedh një krosim në zonë, por largojnë mbrojtësit e Luftëtarit.

24′ Goditje dënimi nga e majta për Luftëtarin, topi harkohet në zonë,  Janiçiç provon me një goditje me kokë nga brenda zonës, por jashtë kuadratit.

16′ Sërish Luftëtari rrezikshëm me Shkurtajn që lëshon, një predhë nga distanca, por reagon mjaft bukur portieri Koliçi, që grushton topin në këndore.

12’ Kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit, topi mbërrin te Shkurtaj i cili shfaqet i vetëm para portës, por gjuajtja shkon mbi traversë.

9′ Goditje dënimi për Flamurtarin, Musta gjen Bathën në zonë, ky i fundit gjuan por pret portieri Ruçi. Topi ngelet në zonë, provon edhe Mustafa të gjuajë drejt portës, topi ndalet me dorë nga mbrojtësi. Për gjyqtarin nuk ka penallti.


2′ Gabim i Kotobellit, i jep mundësinë, Milosavljevit të provojë, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe shkon në duart e Koliçit.

1′ Ka nisur takimi në Vlorë, vlonjatët menjëherë në sulm.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Sadio Mane përfiton nga një gafë e gjermanëve dhe ndëshkon për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

SITUATË E NXEHTË TEK LIVERPOOL/ Mbrojtësi Van Dijk përplaset me trajnerin Klopp, ja arsyeja…

Delo.autor

(FOTO) Bundesliga/ Schalke synon vendin e dytë, ja sfidat e ditës së sotme

Q.Autor

Leave a Comment