Futboll Shqipëri Sport

KOSOVA PRANË HISTORISË/ Trajneri dhe lojtari i LACIOS bien dakord: Duam…

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes dhe futbollisti i Lacios Valon Berisha dolën në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Azerbajxhanit,që mbyll ciklin e parë të Ligës së Kombeve.

Si tekniku dhe lojtari i “Dardanëve” u shprehën njëzëri se Kosova kërkon vetëm fitoren.

” Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet. Do të kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50 me 50 përqind. Në Azerbajxhan kemi luajtur baras. Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj unë besoj në fitore”, deklaroi Challandes.

” Ajo (sfida me Maltën) ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore. Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollistë edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi liderë dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, u shpreh Berisha.

Takimi do të luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës në orën 20:45 dhe Kosova kryeson me 11 pikë.

Related posts

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

BARCELONA-INTER/ Një përballje klasike e dekadës së fundit në Champions

Delo.autor

POGBA I BINDUR: Griezmann mund të bëhet një legjendë si Zidane

Isa.Autor

Leave a Comment