Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëri-Uells: Minuta të mira për Uellsin, kuqezinjtë nuk janë futur ende në lojë (VIDEO)

Shqipëria luan miqësoren e fundit për vitin 2018 ndaj Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim nga një humbe në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë janë mundur 0-4 nga Skocia, ndërsa uellsianët 1-2 nga Danimarka.

Sa i përket formacioneve, Panuçi vazhdon të bëjë ndryshime. Andi Lila luan titullar në këtë takim, ndërkohë që janë rikthyer edhe Hysaj e Basha, të pezulluar në ndeshjen e fundit. Pavarësisht kartonit të kuq, Mavraj luan sërish titullar sonte. Nga ana tjetër, Ramsei dhe Bejl janë ulur në stol nga tekniku Gigs.

Minutë pas minute: 

19’ Uzuni dhe Hysaj mundohen të mbajnë para kuqezinjtë. Është Lila ai që ka topin dhe mundohet të krosojë në zonë, por largon mbrojtja mike.

16’ Top i gjatë nga Basha për Grezdën, por ky i fundit është në pozicion të parregullt.

15’ Tjetër mbyllje mjaft e mirë nga Ismajli, që deri në këto minuta po bën një lojë fantastike.

12’ Tjetër goditje nga këndi për Uellsin dhe është Ismajli tashmë që ndërhyn në mënyrë fantastike duke larguar në këndore.

8’ Goditje nga këndi në favor të uellsianëve. Krosim i lartë në zonë, por ndal Berisha.

6′ Goditje e rrezikshme nga sulmuesi kryesor i Uellsit, Sem Voks, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Berisha

4’ Minuta të mira për kuqezinjtë që mundohen të qëndrojnë në sulm, por e kanë të vështirë t’i afrohen portës kundërshtare.

2’ Kuqezinjtë e nisin në sulm, ku me kombinime të shumta mundohen të befasojnë miqtë, por thyhet aksioni.

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena”

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ ATALANTËS/ Dimarco: Për mua nuk është problem ta pranoj që humba penalltinë, por…

Delo.autor

E PAZAKONTË NË AFRIKËN LINDORE/ Arratisen 7 lojtarë të kombëtares, kërkojnë azil politik në…

Delo.autor

(VIDEO) Chelsea kalon në epërsi ndaj Southampton, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment