Futboll Sport

LOJTARI SERB I ROMËS OFENDON TIFOZËT/ Kolarov: Ju s’dini asgjë për futbollin

Futbollisti serb Aleksandar Kolarov ka reaguar ndaj kritikave të ditëve të fundit ndaj paraqitjeve të Romës, duke thënë se tifozët e futbollit nuk dinë asgjë për lojën e ndërlikuar të futbollit.

Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses të shtunën, janë ngritur dyshime rreth planeve taktike të trajnerit Eusebio di Francescos.

Në një konferencë për media para ndeshjes së Romës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, mbrojtësi serb reagoi ashpër ndaj pyetjes së një reporteri nëse ai premton përmirësim të shpejtë të skuadrës.

“Nuk kam përse t’i premtoj asgjë askujt, vetëm vetes sime për të punuar zellshëm dhe për të dhënë gjithçka nga vetja, dhe pikërisht këtë e kam bërë që prej kur kam nisur të luaj futboll”, tha Kolarov.

“Tifozët kanë të drejtë të zemërohen, e respektoj këtë, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se nuk dinë asgjë për futbollin”, tha ai.

“Më pëlqen tenisi dhe basketbolli dhe zemërohem kur ekipi im humb, por unë nuk jap asnjëherë këshilla taktike sepse nuk ia kam idenë. Është problem i përgjithshëm, tifozët e çdo ekipi duhet ta kuptojnë këtë”, shtoi ai.

Pas humbjes në fundjavë, Roma është 22 pikë prapa liderit Juventusit në Serie A.

Related posts

Kukësi zyrtarizon largimin e Pacult, habit me arsyet e “divorcit” me trajnerin austriak

Isa.Autor

E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Edhe “I MADHI” Ibrahimoviç falimenton

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Barazimi dy dekadash, ja fituesit dhe humbësit

Delo.autor

Leave a Comment