Futboll Seria A Sport

LUIS FIGO FLET PËR TRANSFERIMIN E TIJ NË 2005 TE INTER: Jam turpëruar nga Mançini, vendimi për të shkuar te Interi ka qenë…

Luis Figo ka folur për transferimin e tij te Interi në vitin 2005. Në një intervistë të dhënë për “DAZN” portugezi është shprehur:

“Vija nga një moment i vështirë në Madridt dhe erdha në një familje. Moratin e konsideroj si babanë tim. Ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në futboll dhe në karrierën time. Ka mbetur një miqësi e madhe me të dhe familjen. Vendimi për të shkuar te Interi ka qenë i guximshëm, sepse nuk fitonin prej kohës, por pas takimit me Moratin jam bindur. Kisha fatin të shkoja në momentin e duhur. Jam i lumtur për zgjedhjen time.”, është shprehur Figo.

Figo

Gjithashtu ai ka komentuar erdhe Zanetin me Mançinin. “Zanet është një kapiten i madh. Kam marrëdhënie shumë të mirë me të, është profesionist. Ndërsa për Mançinin mund të them se është një nga personat që më ka turpëruar më shumë në karrierën sportive, por i uroj çdo të mirë sepse ka vend të rëndësishëm në futbollin Italian. Interi ka kaluar kohëra të vështira pas largimit të Moratit, por është e rëndësishme që është rikthyer në Ligën e Kampionëve. Akoma nuk dihet se sa mire e njeh Suning skuadrën dhe se sa do të investojë. Kam besim te Interi”, përfundon Figo.

Related posts

DUAN SUPERLIGËN/ Malota drejt rikthimit në Shkodër, Vllaznia bllokon Orelesin

Isa.Autor

PANIK TEK NAPOLI/ Elseid HYSAJ me qese akulli pas mori një goditje të RËNDË në kokë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Elon Musk kërkon të blejë Manchester United

F.autor

Leave a Comment