Futboll Sport

KISHTE RËNË NGA KATEGORIA 8 VITE MË PARË/ Skuadra e njohur rikthehet të luajë në futbollin prestigjioz përsëri

Skuadra spanjolle Majorka është rikthyer në La Liga pas 8 vitesh mungesë, teksa ndeshjen e fundit për kampionatin elitar e luanin në sezonin 2012-2013.

Majorka renditet në vendin e dytë në La Liga 2 pas Real Sociedadit të Keidi Bares të cilët kanë siguruar ngjitjen disa javë më parë.

Majorka është një ekip shumë i njohur në Spanjë duke luajtur për vite me radhë në kampionatin prestigjioz spanjoll ku gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë  e skuadrës është ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, Samuel Eto, i cili në vitet 2000-2004 arriti të realizojë 54 gola me fanellën e Majorkas.

Related posts

MANCHESTER CITY – HOFFENHEIM/ Ndeshje JETIKE për vendin e kreut në CHAMPIONS (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus mbyll marrëveshjen me Ramsey, oferta marramendëse nxjerr jashtë loje Bayern

Isa.Autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” kalojnë në epërsi, shënon Politano

Delo.autor

Leave a Comment