Futboll Kategoria Superiore Sport

MARRËVESHJA PËR KALE/ Idrizi: Falënderoj Gjicin, në janar prisni një superblerje

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, falënderoi përmes presidentin e Kukësit, Safet Gjici, pas zgjidhjes së çështjes së lojtarit. “Ishte një mirëkuptim mes dy klubeve. U gjet një vijë e artë për të dyja palët. Falënderoj presidentin e Kukësit, Safet Gjici, për mirëkuptimin dhe xhentilesën që tregoi.

Unë nuk merrem  me shuma, sepse më pas i harroj dhe nuk të kthej dot përgjigje. Me punë parash unë nuk merrem. Unë falënderoj edhe një herë Gjicin për mirëkuptimin që tregoi.

E mbyllëm ciklin me këtë zotërinë, tani do të kemi histori të tjera. Në janar do të kemi një superblerje. Unë e kam thënë dhe e përsëris që Flamurtari dhe Kukësi këtë vit janë për kampionë. Ose ne, ose Kukësi janë për kampionë këtë sezon. Të tjera janë histori koti”, është shprehur kreu i klubit vlonjat.

KUKËSI – “Lufta” e Kukësit nuk ishte thjesht se një lojtar donte të largohej dhe ata nuk e lëshuan, por më e gjerë se kaq. Beteja ishte ligjore dhe bien poshtë pretendimet për kontrata të falsifikuara apo të jashtëligjshme.

Kale akuzoi Kukësin se ishte falsifikuar firmën, por situata dhe ngjarjet i japin të drejtë klubit. I vetmi rast që Kukësi ka humbur për kontratat është me ishsulmuesin Izair Emini, teksa beteja shkoi në FIFA dhe kjo e fundit i dha të drejtë lojtarit.

Related posts

U përfolën për pasues të Milinkoviç, Kukësi i përgënjeshtron

Q.Autor

E ARDHMJA PO NDËRTOHET NË TË TASHMEN/ Milani vendos rekord në 2019, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Nga njëri “Mbret” te tjetri, LeBron “mrekullohet” nga Ronaldo!

Sadik.Autor

Leave a Comment