Formula 1 Të tjera

Mick Schumacher bën provat me Ferrarin: Do të garojë me Vettel në “Gara e Kampionëve”

Mick Schumacher, djali i 7 herë  kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, do të jetë në krah të Sebastian Vettel në turneun e “Race of Champions” (Gara e Kampionëve), event që do të organizohet më datat 19-20 janar, në Meksikë. Lajmin e kanë konfirmuar sot organizatorët e eventit, por edhe vetë piloti i ri gjerman, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Piloti 19-vjeçar këtë vit u shpall kampion në GP Formula 3 të Europës me makinën Prema dhe duket se do të ndjekë gjurmët e babait të tij. Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel kanë garuar së bashku në këtë event për 6 vite me radhë, në periudhën 2007-2012. Ndërsa tani Vettel do të garojë me Mick, një ngjarje e veçantë për të dy.

“Jam i nderuar që do të marr pjesë në këtë kompeticion, të cilin babai im e ka dashur gjithnjë. Së bashku me Vettel ata kanë vendosur një nivel shumë të lartë të këtij kompeticioni”, u shpreh Mick Schumacher përmes një postimi në “Twitter”.

Related posts

3 VJET NGA SFIDA ME MAYWEATHER/ McGregor i çon një mesazh boksierit: Koha fluturon…

Delo.autor

PESHËNGRITJE/ Shqipëria përzgjidhet vend organizator për Europianin U-17 dhe U-23

Delo.autor

NBA/ Golden State bie dhe dorëzon kreun, Westbrook ‘i papërmbajtshëm’

Delo.autor

Leave a Comment