Bundesliga Futboll Sport

MARRIN FUND DILEMAT/ Rummenigge: Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjër

Bosi i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për mediat gjermane para mbledhjes së përgjithshme vjetore të klubit bavarez, duke u ndalur tek e ardhmja e trajnerit Niko Kovac.

“Dëshira jonë është që të punojmë së bashku për shumë kohë. Uroj që të mos jemi bashkë vetëm për Krishtlindjet e ardhshme, por edhe për ato në vitin 2019 dhe 2020”.

Kohët e fundit është folur për ultimatume dhe mundësi largimi, por Kovac duket se ka shpëtuar nga fitorja e thellë kundër Benfica-s në mesjavë. Rummenigge deklaron: “Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjëra. Dhe ai duhet t’i ndryshojë disa gjëra”.

Natyrisht, ka edhe një kërcënim të vogël: “Bayern do t’ia japë shansin trajnerit që të bëjë ndryshimet e duhura. Megjithatë, në fund të ditës, natyrisht, rezultatet duhet të jenë ato që presim. Vendi i pestë nuk është absolutisht i pranueshëm në fund të sezonit”.

Po vetë Rummenigge, sa do të vazhdojë te Bayern? “Kam edhe një vit kontratë, por duhet të dish të gjesh momentin e duhur për t’u mënjanuar. Nuk dua të bëhem pjesë e varrezës së kukullave”.

Related posts

“MILANIN E SHIHJA NGA TRIBUNAT INTERISTE”/ Calabria: Derbi i parë që kam luajtur duhet të jetë ai…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-WATFORD/ “Vendasit” thellojnë shifrat brenda 14 minutash

Delo.autor

Dopeita e Dybala dërgon Juve-n në krye

Q.Autor

Leave a Comment