Futboll Shqipëri Sport

MOVIOLA/ Gol i rregullt i mohuar dhe penallti e padhënë, gjyqtari “masakron” Tiranën në Laç (VIDEO)

Tirana luajti sot në transfertë kundër Laçit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kurbinasve. Kjo sfidë pati mjaft episode të diskutueshme, por dy më flagrantet ishin goli i mohuar i Bedri Grecës dhe topi me dorë i prekur në zonë nga Eglantin Gjoni.

Në minutën e 71-të, Greca merr një asist nga Erjon Hoxhallari. Nga pamjet filmike duket qartë që sulmuesi i Tiranës është në pozicion të rregullt, megjithatë për gjyqtarin anësor nuk është kështu. Kësisoj arbitri kryesor Beqiri merr vendim për ta anuluar atë.

Në minutën e 85-të, Edon Hasani kroson një top në zonën kurbinase dhe mbrojtësi Eglantin Gjoni kap topin me dorë. Nga pamjet filmike duket qartë që lojtari bardhezi mban sferën me dorë, por për arbitrin Ardian Beqiri gjithçka është e rregullt. Për më shumë iu ftojmë të shihni videot e mëposhtme.

Related posts

JUVENTUS-MALMO/ Allegri i beson dyshes së sulmit Birmancevic-Čolak (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kush është bukuroshoja që do hapë finalet e Botërorit?! (FOTO)

Sadik.Autor

PËR HERË TË PARË PAS 16 VITESH/ Cristiano Ronaldo nuk ndodhet në formacionin më të mirë të vitit

F.autor

Leave a Comment