Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES ME ATALANTËN/ Spalletti zbulon armikun më të madh të zikaltërve

Inter do të kthehet të luajë në kampionat të shtunën në mbrëmje pas humbjes befasuese të pësuar në javën e fundit të Serisë A kundër Atalanata-s. Në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, trajneri Spalletti ka folur për momentin e ekipit dhe për të ardhmen.

“Kur kam ardhur unë armiku m ë i madh i skuadrës ishte mungesa e besimit në vete”, ka zbuluar Spalletti. “Jam munduar t’i shpjegoj lojtarëve se të gjithë kishim të njëjtën pengesë dhe se do të mund ta kalonim si Inter, jo si Perisic, Icardi ose Miranda. Kualifikimi në Champions ka transformuar dorëzimin në entuziazëm”.

“Presioni? Pas Empoli-t kam marrë Ancona-n, që vinte nga 13 humbje. Frikën e ndiej që nga ekipi i parë që kam drejtuar dhe shpresoj ta ndiej për një kohë të gjatë. Kur nuk e ke më këtë ndjesi, nuk mund të japësh më asgjë”, ka va zhduar Spalletti.

“Sa Modric duhen për të kapur Juventus-in? Flasim për një nivel lojtarësh të kompletuar, të cilët u mësojnë i mësojnë të tjerëve si luhet. Marrja e një lojtari të këtij niveli është rruga më e shkurtër për të arritur në nivele të larta si skuadër. Ambicia ime? Dua të bëhem trajneri i një skuadrave më të forta të historisë së Inter-it”.

Spalletti ka folur edhe për Marotta-n, i cili pritet të bëhet shumë shpejt pjesë e zikaltërve. “Më ka shkarkuar dy herë te Venezia? Është dhe mbetet miku im, një njeri që bashkon grupin dhe bën më të fortë. Ai është një fantazist”, ka përfunduar tekniku i Inter.

Related posts

ETRIT Berisha tek Lilë? Atalanta u kthen përgjigjen përfundimtare francezëve

Isa.Autor

SHERRI ME LOJTARIN E RIJEKËS/ Grezda në telashe, ja dënimi i rëndë që rrezikon të marrë shqiptari

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Ndizet sfida në “Air Albania”, Stenio Zhunior ndëshkon “Ballshiotë” pas 15 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment