Bundesliga Futboll Sport

TRANSFERTA E BUJSHME/ Dortmund do të paguajë 21 milionë euro për yllin e Barcelonës

Borussia Dortmund pritet që këtë fundjavë të formalizojë nënshkrimin e spanjollit Paco Alcacer, i cili deri më tani ka luajtur me kryesuesit e Bundesligës në formë huazimi nga Barcelona. Kështu njoftoi sot prestigjiozja gjermane “Bild”. Sipas këtij burimi, Dortmundi do të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit në takimin e radhës të partnerëve, i cili do të mbahet të dielën.

Alcácer u huazua për një vit nga Barcelona, ​​por Dortmundi kishte të drejtën e blerjes së tij deri në vitin 2023. “Bild” vlerëson se klubi gjerman do të paguajë 21 milionë euro për të kompletuar nënshkrimin. Verdhezinjtë e Bundesligës kanë paguar 2 milionë euro për katalanasit, në verë. Një tjetër shumë, 5 milionë euro, mund të bëhet efektive, nëse një varg variablash plotësohen.

Spanjolli ndërkombëtar është bërë çelësi i suksesit të Dortmundit, liderit aktual të Bundesligës, me katër pikë përpara ndjekësit më të afërt, Mönchenglabach. Sulmuesi spanjoll ka shënuar nëntë gola në tetë ndeshje të luajtura, pa qenë ndonjëherë në fushë për të gjithë 90-minutëshin.

Related posts

PAS SUPER ROVESHATËS SË ADURIZ/ Goli i Norwich në Premier është për çmimin Puskas, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

“DUHEN PËRFORCIME NË EKIP”/ Xavi: Kam lojtarë që ngjajnë si pula pa… kokë

Delo.autor

PLAS TEK BAYERN MUNICH/ Lewandowskit dhe Coman përleshen me grushta në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment