Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Tottenham kërkon mesfushorin katalanas

Tottenham ka nevojë për përforcime.

“Spurs” ishte e vetmja skuadër që në merkaton e verës nuk bëri asnjë afrim, me Pochettinon i cili tha se i besonte djemve që kishte në ekip.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Tottenham ka nisur kërkimet. Siç shkruan Sky Sports, Mauricio Pochettino po bëhet gati që të mirëpresë talente të reja dhe është me sytë e drejtuar nga Barcelona.

Mësohet se argjentinasi ka qenë i pranishëm në ndeshjen e së shtunës Barcelona B kundër Cornella për të vëzhguar mesfushorin Riqui Puig. Ai është vetëm 19-vjeç, por me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e argjentinasit.

Dëshirën për të “rifreskuar” ekipin e tij, 46-vjeçari e ka shprehur dhe tani ka nisur nga puna për realizimin e saj. “Ne kemi nevojë si klub, që të përpiqemi të rifreskojmë skuadrën për të lëvizur në klub”, ka thënë më herët numri një i stolit të Tottenham.

Ekipi i tij deri në këtë fazë të kampionatit ka bindur me performancën e tyre. Ato ndodhen në vendin e katërt me 27 pikë në total, 5 pikë larg vendit të parë, Manchester City.

Related posts

I DESTINUAR PËR TË TUNDUR RRJETËN/ Armando Broja, më efikas se Lukaku dhe Salah

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 4 minuta lojë, sulmuesi Kane ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ VALADOLLID/ Solari paralajmëron shkarkimin: Ne jemi të gjithë jemi kalimtarë…

Delo.autor

Leave a Comment