Futboll Sport

“SHPËRTHEN” LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Van Dijk: Ramos më i miri? Jo, është kampioni i botës…

Virgil Van Dijk nuk e sheh Sergio Ramosin si mbrojtësin më të mire në botë. Lojtari i Liverpoolit, në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, e ka cilësuar kapitenin e Realit të Madridit si një futbollist i cili duhet respektuar për atë çka ka arritur, por, sipas tij, Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë, teksa vlerëson maksimalisht një tjetër lojtar të “Los Blancos”, Rafael Varane.
“Ramos nuk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Sigurisht unë e respketoj atë për atë çfarë ka arritur të fitojë me skaudrën e tij, por ky është mendimi im për të. Unë preferoj më tepër Varane, i cili është një mbrojtës i mire e ka fituar shumë trofe, dhe pse është i ri në moshë.”

Van Dijk, i cili po kalon një formë të shkëlqyer fizike, nuk e harron dot momentin kur Salah u dëmtua në finalen e Champions League, dëmtim që erdhi pikërisht prej Sergio Ramosit, por, që sipas tij nuk ishte e qëllimshme.

“Mendoj që ndërhyrja ndaj Salah nuk ishte e qëllimshme, por ishte një moment që favorizoi jo pak Realin. I rikthehem shpesh asaj ditë dhe sigurisht që më vjen keq për atë finale të humbur, por i tillë është futbolli. Sidoqoftë, Liverpooli është një skuadër e madhe dhe sërish do të synojmë të arrijmë finalen e Ligës së Kampionëve.

Related posts

KORONAVIRUSI/ COVID-19 zbarkon te Barcelona, rezulton pozitiv drejtuesi i lartë

Delo.autor

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

I MUNDI SKOCIA/ Shqipëria vuajti nga krahët, Odise Roshi tregon muskujt në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment