Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ Ramos zgjedh trajnerin e ri të Realit, ja propozimi që i bën Perezit

Antonio Conte ishte i lidhur me një kalim te mundshëm tek Real Madridi, menjëherë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, mirëpo në krye të skuadrës u emërua përkohësisht, Santiago Solari.

Sipas medieve spanjolle është Sergio Ramos pritet të vendosë për fatin e trajnerit të ri të kampionëve në fuqi të Europës. Kapiteni spanjoll thuhet se nuk e pëlqen Conten, prandaj mund ta bllokojë lëvizjen e tij drejt “Santiago Bernabeut”.

Gjithashtu mediat shkruajnë se Ramos e pëlqen së tepërmi trajnerin aktual Santiago Solari i cili sipas tij është ideal për të drejtuar “Los Blancos”.

Ndonëse Ramos e ka mohuar se mendimi i tij mund të ndikojë në këto vendime, por shumica beson se opinioni i tij luan një rol të rëndësishëm tek Florentino Perez.

Related posts

”Kërcënim” rus për Italinë, Mancini shkaku i tërbimit

Sadik.Autor

GODITI ME SHQELM FANELLËN/ Futbollisti i Kombëtares: Gjest i papranueshëm, por unë …

F.autor

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Q.Autor

Leave a Comment