Që prej të dielës që lamë pas ekipi nuk do të zhvillojë asnjë takim në stadiumin “Wildparkstadion”, shtëpia e skuadrës që prej vitit 1955. Dhe përpara kësaj lamtumire, tifozë dhe mbështetës të Karlsruherit i kanë vënë “flakën” stadiumit.

Ata u vendosen rreth fushës dhe me disa vatra flakësh dhuruar spektakël. Pamjet fituan vëmendjen e mediave botërore.

Në ndeshjen e tyre të fundit në këtë stadium, Karlsruher fitoi me shifrat e ngushta 2-1 ndaj Wurzburger Kickers.