Futboll La Liga

Ramos karikon skuadrën: Duhet me çdo kush ta fitojmë ‘El Classicon’

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se skuadrës së tij i duhet fitorja më shumë se çdo gjë ndaj Barcelonës. 

Një humbje ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu do ta dërgonte klubin në 14 larg vendit të parë, duke e mbyllur praktikisht dëshirën për të luftuar për titull.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk ka fjalë për ta përshkruar Clasicon”.

“Është totalisht ndryshe, ndeshja më e rëndësishme në botë”.

“Jemi të obliguar të fitojmë dhe duhet ta bëjmë këtë, për situatën në të cilën jemi, për të mbetur në luftë për ta fituar La Ligan”.

Fitorja në Kupën e Botës për klube e ka ngritur motivin e skuadrës.

“Ne kemi ardhur në formë të mirë pas fitores në Kupën e  Botës për klube, e cila gjithmonë i përshtatet ekipit në një nivel psikologjik”.

“Ne jemi të etur për të luajtur dhe kemi punuar shumë këtë javë, kështu që shpresojmë se mund të marrim tri pikë që do të na lejojnë të qëndrojmë pranë atyre ekipeve përpara nesh”.

Ndeshja do të fillojë në ora 13:00 me 23 dhjetor të shtunën.

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ Ja data dhe ora e dy klasikeve të sezonit 2019-2020

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Talenti i Kosovës tregon si e kuptoi që ka COVID-19

Delo.autor

VESELI LARGOHET NGA EMPOLI/ Mbrojtësi i kombëtares transferohet në Turqi tek…

Delo.autor

Leave a Comment