Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ ANDRE SILVA: Nuk doja të LARGOHESHA nga MILANI, por…

Verën e 2017-ës, Andre Silva ishte një nga blerjet më të bujshme të Milanit, pasi kuqezinjtë paguan plot 40 milionë euro në arkat e Portos, për të sjellë në Milano sulmuesit, që pritej të shndërrohej në lider të skuadrës.

Megjithatë portugezi nuk arriti të përshtatet dot në kampionatin italian dhe vuajti shumë gjatë aventurës së tij me Milanin, duke shënuar vetëm 2 gola në Serinë A, gjatë gjithë sezonit, shifra vërtetë zhgënjyese, kur shikon shpenzimin e bërë për të.

Këtë verë klubi nga Milano vendosi ta huazojë te Sevilla, me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro dhe pikërisht në Andaluzi, Andre Silva duket se rigjeti edhe njëherë “parajsën”, pasi ka filluar të shënojë rregullisht. Ndërsa së fundmi i pyetur mbi largimin nga Milani ai është shprehur:

“Nuk doja të largohesha nga Milani, por vetëm të luaja më shumë. Ndërkohë që po kërkoja një skuadër që të më garantonte më shumë minuta, doli në skenë Sevilla dhe nuk u mendova dy herë. Pas muajve të parë, mund të them me bindje se kam bërë zgjedhjen më të mirë për karrierën time”.

Related posts

Donnarumma largohet nga Milani, gati transferimi tek PSG

Q.Autor

Al-Khelaifi i mahnitur nga Allegri, e do në stolin e PSG

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Khedira: Kam menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli

Sadik.Autor

Leave a Comment