Futboll La Liga Sport

MESSI E SUAREZ “FËRKOJNË DUART”/ Barcelona PROJEKTN rikthimin e NEYMAR në…

Neymar ka përfaqësuar Brazilin në miqësoren ndaj Uruguait të premten mbrëma dhe është pyetur nëse do të ishte i hapur për një rikthim te Barcelona. Në vend të përgjigjes, ai dha një buzëqeshje, duke shtuar enigmën për të ardhmen e tij.

Së fundmi, rikthimi i tij është cilësuar si i pamundur, por tani gjërat kanë ndryshuar. Pep Segura, drejtori sportiv i klubit, i ka hapur derën rikthimit të Neymar në Camp Nou, por ka një kusht. “Nëse do të ndodhë, atëherë duhet ta kërkojë ai i pari,” shprehet Segura për La Vanguardia.

Faktori kryesor për këtë lëvizje është dëshira e lojtarit për rikthimin në Barcelonë, dhe klubi e di shumë mirë këtë. Si klubi, ashtu edhe dhoma e zhveshjes e dinë se ai ka dëshirë të rikthehet, dhe në Camp Nou do të ishin të lumtur nëse ai do të shkonte.

Related posts

“DUA TË LUAJ”/ Mesfushori Rakitic: Nuk kam dëgjuar askënd të flasë për futboll!

Delo.autor

SFIDA E SULMUESIT/ MALLKIMI i NUMRIT 9 tek MILANI, HIGUAIN duhet të thyejë “tabunë”

Isa.Autor

Ndërpritet ndeshja, shkak bëhet një kangur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment